E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD, Bardhi: Në takimin me zyrtarët e lartë amerikanë denoncuam masakrën zgjedhore dhe korrupsionin e qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka dhënë detaje për takimin e zyrtarëve të lartë të PD me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Sipas Bardhit, në këtë takim, PD ka ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri, si dhe masakrën zgjedhore.

“Kënaqësi të takonim sot NdihmësSekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falenderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë”, shkruan Bardhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›