Kuvendi, shqyrtohen kodet me 3/5, Olldashi në interpelancë

Në seancën e sotme në Parlamentin shqiptar që të shqyrtohen disa kode, për miratimin e të cilëve nevojiten 84 vota, ose siç njihet ndryshe 3/5 e votave të deputetëve. Në rendin e ditës të seancës plenare janë të përfshira disa projekligje si ai “Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë` të ndryshuar”, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Austrisë për realizimin e një sistemi kompjuterik për rregjistrin themeltar të gjendjes civile në Shqipëri” si dhe projektligji “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”. Gjithashtu në seancën e sotme janë të përfshira edhe disa kode të cila nuk mund të miratohen pa votat e opozitës si kodi civil i vitit 1994, kodi Penal i vitit 1995, kodi Rrugor i vitit 1998, kodi detar i vitit 2004, kodi hekurudhor po i vitit 2004 dhe kodi ajror i vitit 2008. Në rendin e ditës është përfshirë gjithashtu edhe ligji mbi transmetimet radio-televizive si dhe një interpelancë me Ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti Erjon Braçe. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka dërguar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë edhe kërkesën për uljen e TVSH-së tek ushqimet. Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar më herët se opozita nuk do t`i miratojë ligjet me 3/5 pa u marrë parasysh më parë paketa prej 10 pikash.