E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari i larte i SHBA Tom Kantrimen komenton zhvillimet ne Shqiperi

Zevendesndihmes Sekretari amerikan i Shtetit Tom Kantrimen tha sot ne Tirane se perparesia e Shteteve te Bashkuara eshte qe te ndihmojne Shqiperine ne zhvillimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e institucioneve qe te jene te pavarura e qe kane aftesine te luftojne krimin dhe te sigurojne nje qeverisje te paster ne te gjitha nivelet. Zoti Kantrimen shtoi se udheheqesit e partive politike duhet te sigurojne qe zgjedhjet e ardhshme nuk duhet te behen objekt kundershtish duke shtuar se ai u kishte bere thirrje si kryeministrit Sali Berisha ashtu dhe kryetarit te opozites Edi Rama te tejkalonin pozicionet e tyre per te shkuar drejt nje zgjidhjeje praktike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›