Maqedoni Veshtiresi ne procesin e pastrimit te figurave
Komisioni per Verifikimin e Fakteve ne Maqedoni nje organ qe po ben pastertine e figurave publike pohon se ne arkivat e vendit nuk ndodhen te gjitha dosjet e sherbimeve sekrete dhe shtojne se nje numer i madh i tyre duhet te jene ne Beograd qe nga koha e Jugosllavise. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ndodhet ne Beograd ku ka kerkuar qe dosjet e shtetasve te Maqedonise te transferohen ne Shkup. Ligji per pasterine e figurave ne Maqedoni perfshin periudhen nga viti 1945 deri ne 1991. Personat qe kane qene bashkepunetore te sherbimeve sekrete nuk lejohet te ushtrojne poste zyrtare.