Kuvendi: Rama gënjeu për Konferencën e kryetarëve

Kuvendi i Shqipërisë ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se ka gënjyer për mbledhjen e konferencës së kryetarëve pasi ditën e djeshme u dha edhe proçesverbali i kësaj mbledhjeje.
Në një deklaratë për shtyp Kuvendi thekson se Rama e ka vështirësuar më tej pozicionin e tij dhe se çdo gjë nga kjo mbledhje do të bëhet publike .
“Ne, nuk po i bëjmë më koment, por po i shpërndajmë mediave, jo vetëm procesverbalin e transkriptuar të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëvë, por edhe DVD në audio dhe video të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëvë. I kërkojmë zotit Rama t`i kërkojë falje shqiptarëve për mashtrimet e tij të përditshme” thuhet në deklaratën e Kuvendit.