Përmbytjet, Berisha:Rama kërkon të përfitojë politikisht
Kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se po përpiqet përfitojë kapital politik duke dramatizuar situtën në Shkodër.
Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha theksoi se Rama po përpiqet të alarmojë qytetarët se Shkodra është e pashpresë.
“Ndihej keqardhje për ata të cilët që në fillim të përmbytjeve janë munduar të krijojnë kapatal politik duke organizuar protesta në një kohë kur Shkodra përmbytjet dhe jo për të por për karrigen e tyre” theksoi Berisha.
“Dëgjova dje z. Rama se paskam deklaruar se nuk kemi humbje jetësh. Nuk më besuan veshët në fillim, por e dëgjova disa herë. Ata do të të nxjerrin më keq ty 10 herë më shumë seç ke dal lakuriq. Suksesi i tyre përcaktohet në çdo vend të lirë të botës me jetët e shpëtuara. Të ngrihesh të tregosh se të zemërohet se qenka thënë se nuk kemi jetë të humbura dëshmon qartë se je i aftë të hedhësh valle mbi kufomat. Sigurisht që një herë dhe një mijë herë e themi që është fat i madh që nuk patëm humbje në jetë njerëzish”, tha gjithashtu Berisha.
“I them Ramës që janë të paimagjinueshme këto deklarata pasi të demaskojnë ty më të keq, sepse në çdo rethanë jeta e njeriut është më e kushtueshme” shtoi më tej Berisha duke shtuar se Rama është i aftë të hedhë valle mbi kufomat.
Ndërkohë ai i ka cilësuar përmbytjet në zonat e Shkodrës, si më të mëdhatë në historinë e vendit, kryeministri Sali Berisha ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar gjatë këtyre ditëve si dhe shtetet që kanë dhënë ndihmë.
Berisha tha se qeveria do të bëjë ç`është e mundur për t`iu ardhur në ndihmë qytetarëve të zonave të përmbytura.