Kuvendi: Votohet sot shqyrtimi i dekreteve te Topit
TIRANE - Seanca e sotme plenare pritet te miratoje ne menyre perfundimtare ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit te cilat do t'i hapin rrugen edhe shqyrtimit nga ana e Kuvendit te kandidaturave te dekretuara nga presidenti Topi per Gjykaten e Larte. Burime prane Kuvendit bene dje te ditur se pritet te kalojne per votim ne seancen e pasdites se sotme, ndryshimet e Rregullores te Kuvendit, pas disa javesh debatesh ne Kuvend. Pozita dhe opozita me konsensus miratuan pak dite me pare Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit, perfshire dhe ato per shqyrtimin e dekreteve qe vijne nga Presidenti i Republikes per anetare te institucioneve kushtetuese. Me konsensus forcat politike vendosen qe te ndryshojne nenin me problematik, ate 111 te rregullores. Sipas paktit te bere ne keshill, te gjitha kandidaturat qe Presidenti i Republikes dorezon ne Kuvend kalojne per shqyrtim ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Aty anetaret do te marrin ne shqyrtim nje e nga nje dekretet, per te pare nese ligjerisht meritojne postin apo jo. Kuvendi percaktoi nje afat 30 dite kohe per shqyrtimin e votimit te kandidaturave qe vijne nga presidenti apo dhe nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Komisioni do te zhvilloje seanca degjimore me kandidatet, per prezantimin e tyre, por jo hetimore sic u perfol kohet e fundit ne Kuvend. Ne kete menyre nese Komisioni Parlamentar i Ligjeve do te kundershtoje ndonje emer qe presidenti Bamir Topi do te sjelle per anetare te institucioneve kushtetuese, atehere do te jete Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ajo e cila do te negocioje me kreun e shtetit per te gjetur nje rrugezgjidhje tjeter. Ne kete rast rrugezgjidhja do te ishte nje emer i ri, qe te plotesoje te gjitha kushtet. Me kete menyre, Keshilli eshte shprehur se i jep zgjidhje perplasjes institucionale te krijuar per dekretet e presidentit. Po keshtu ne ndryshimet qe i jane bere Rregullores se Kuvendit jane percaktuar mjaft qarte te tre rastet, ne rastet kur Kuvendi e ka kompetence te veten si propozimin ashtu edhe emerimin ne ato organe, sic eshte rasti i tre anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise. Nga ana tjeter eshte percaktuar procedura ne rastin e dyte kur Kuvendi emeron anetaret e ketyre organeve ose institucioneve kur ato propozohen nga institucione te ndryshme, sic eshte rasti i enteve Rregullatore qe propozohen nga Keshilli i Ministrave, si Enti rregullator i Energjise, i Telekomunikacioneve, Ujit etj. Gjithashtu me konsensus pozita dhe opozita ne Keshill pak dite me pare percaktuan edhe procedurat ne rastin e dhenies se pelqimit per dekretet e presidentit te Republikes. Te gjitha keto ndryshime u perqendruan ne nenin 111 te rregullores se Kuvendit. Kalimi i ndryshimeve ne seancen e sotme i paraprine edhe dekreteve te reja qe do te vijne nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi per anetaret e Gjykates se Larte. Duke qene se kreu i shtetit ende nuk i ka paraqitur emrat e rinj per anetare te Gjykates se Larte, do te thote qe keta emra te rinj do te shqyrtohen ne Kuvend sipas rregullores se re. Aktualisht kreu i shtetit, ka marre ne dorezim te gjithe emrat e kandidateve qe plotesojne kriteret e percaktuara nga grupi i eksperteve ne presidence. Ata jane me te pakte ne numer se 105 qe aplikuan, pasi nje pjese nuk plotesonin kriteret.
Fatjona Mejdini
Fatjona Mejdini