Ndoka ripropozon "Ushtaraku te behet civil"
Ministri i Shendetesise Nard ndoka i eshte rikthyer edhe nje here idese se tij te nje viti me pare per kthimin e spitalit ushtarak ne civil. Duket se ndryshimi i Ministrit te Mbrojtjes do te beje me te thjeshte faktin, pasi nje vit me pare ish-ministri Mediu nuk ka pranuar as ta komentoje kete ceshtje. Ministri Ndoka, duke argumentuar faktin se ky spital aktualisht trajton 80 per qind te rasteve, kreu i shendetesise ka perpiluar edhe projektin se si do te funksionoje kjo qender shendetesore universitare, e cila ofron edhe sherbime mjekesore unike per vendin tone. "Besoj se tani eshte momenti qe Spitali Ushtarak te kthehet ne civil, edhe ajo cfare ajo qe ndodhi muaj me pare, tragjedia e Gerdecit, ishte ky spital qe e perballoi situaten. Spitali Ushtarak do te jete i padiskutueshem nen rrjedhen e spitaleve publike" eshte shprehur Ministri i Shendetesise Nard Ndoka. Sipas tij, eshte hartuar edhe nje projekt per shperndarjen e rasteve qe do te trajtojne, nderkohe qe ky spital eshte i vetmi qe trajton traumat dhe rastet e renda te aksidenteve.
Projekti
Aktualisht Ministra e Shendetesise eshte ne fazen e pare te studimit per te marre kete spital nen varesine e vet, pasi sipas shifrave ne nje vit aty kurohen nje numer i madh pacientesh, edhe nga trevat jashte Shqiperise dhe vetem 20 per qind jane ekzaminime qe kryhen per ushtaraket. Kurse persa u perket rasteve te renda te traumave dhe te aksidenteve trajtohen rreth 60 raste vetem brenda nje dite. Ministri Ndoka ne baze te projektit e hartuar shpjegon edhe perfitimet qe do te kene pacientet nese spitali do te behej civil. "Vendosja e tij ne hyrje te Tiranes eshte e favorshme per emergjencat dhe aksidentet, pasi pacientet mund te futen lehte ne spital pa u perballur me trafikun. Po keshtu do te kete nje menaxhim shume me te mire, shume me profesional dhe nje politike te perbashket brenda sistemit' ka pohuar Ndoka. Sipas projektit te Ministrise se Shendetesise, nese Spitali Ushtarak do te kthehet ne civil ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" do te kalojne vetem emergjencat e lehta. Qendra do te perdorej per semundjet kronike duke iu lehtesuar keshtu fluksi i madh i pacienteve nga rrethet.
Reforma
Per Ministrin e Shendetesise kalimi i spitalit ushtarak ne spital civil eshte nje reforme e cila duhet nderrmare. Kjo per vete faktin qe te jete edhe nje spital civil dhe se persa i perket spitalit ushtarak ai te ngrihet prane qendrave ushtarake si ajo e Zall-Herit. Nje mundesi tjeter e spitalit ushtarak eshte ajo e perqendrimit prane ushtrise, pra ne rastin konkret qe te jete sa me afer trupave ushtarake, aty ku eshte perqendrimi kryesor. "Spitali Ushtarak i cili sot ka humbur misionin e tij, ne qofte se flasim per nje spital ushtarak i cili ka perballuar rreth 200 mije ushtarake, sot kemi nje numer te reduktuar ushtarakesh, pra kemi vetem 6 mije trupa te tille" eshte shprehur Ndoka. Sipas tij, per ta futur ne funksion te sistemit shendetesor duhet gjetur nje mundesi alternative per te pasur nje balance te dy spitaleve qe jane ne Tirane.
300 shtreter ka aktualisht spitali ushtarak
20 per qind e e rasteve u perkasin ushtarakeve
80 per qind e pacienteve jane te shoqerise civile
200 mije ushtarake ka pasur para viteve '90
6 mije ushtarake jane aktualisht ne te gjithe vendin
2 sherbime unike ofron ky spital, traumen dhe toksikologjine
7 pavijone te tjera kryesore trajtoje pacientet