"Mehmet Shehu, babai im i dyte"

Pas 44 vjet pune si oficer, braktis uniformen pasi nuk i jaftonte rroga, duke u kthyer ne shites gazetash. Moshen e sakte nuk e tregon, pasi e quan sekret ushtarak. Mehmet Shehun e cileson si "babain" numur dy te tij. "Nena dhe Shkodra me kane dhene kulture", shprehet Dino Rrokaj, qe duket se i ka kaluar 70-at, ndersa komunikon mire ne tre gjuhe te huaja.
Cdo mengjes e shikon me nje cante teksa ka marre gazetat e perditshme dhe vrapon, per t'i shitur ato ne shume dyqane e lokale te qytetit te Fierit. Edhe pse i ka kaluar te 70-at, ai vrapon lehte, me kenge ne goje dhe teksa ndalet neper tavolina, ku pyet se kush do gazete. Dino eshte nga Hekali i Mallakastres, por prej rreth 20 vitesh banon ne Fier. Ka qene i martuar dhe nga kurorezimi ka kater femije qe punojne e jetojne ne kater shtete te botes. Eshte tip i veshtire, pasi nuk flet shume per veten dhe per shkak te profesionit qe ka punuar. "Kam sherbyer per 44 vjet si officer kurse moshen e quaj sekret ushtarak", shprehet Dino me nje buzeqeshje. Lidhur me punen e tij, tregon se ka punuar ne radhet e ushtrise shqiptare si shef armatimi. "Kam sherbyer per vite te tera ne Shkoder, Puke, Mirdite dhe me pas ne Fier. Pas vitit 1992 e braktisa ushtrine, pasi rroga qe merrja ishte qesharake dhe nuk me dilte. Per nevoja ekonomike, naten punoja roje dhe diten ne ndertim. Me duheshin leket, pasi femijet ishin rritur", rrefen ai historine e "divorcit" me profesionin. Situaten e momentit per pensionet e quan nje tallje te qeverive me ish-ushtaraket.
Tek rri ulur ne karrike, Dinua fillon te kendoje dhe tregon histori, nga ato qe i ka perjetuar vete. "Kur mbarova Shkollen e Bashkuar ne ato vite, mbaj mend se ka qene viti 1974 dhe ndodheshim ne liqenet e Lures ne fushim. Ne ate kohe erdhi edhe vete Mehmet Shehu, i cili pas diplomimit na tha: Shkollen e mbaruat, tashme dolet ne jete, kujdesuni per gjithcka. Mehmet Shehun e kam baba numur dy, pasi ka qene shume serioz, i rregullt dhe me nje disipline shume te hekurt", shton Dinua. Kur e pyesim per diktaturen qe ushtronte si Kryeminister, pergjigjet; "Mehmeti mbetet Mehmet per disipline dhe rregull". Me Dinon mund te komunikosh rusisht, greqisht dhe italisht, pasi jane gjuhe qe ai flet mire. "I kam pasion gjuhet e huaja dhe i kam mesuar ne menyre autodidakte", tregon gazetashitesi. Shkon tavoline me tavoline dhe duke qeshur tek ata persona qe i njeh, shkemben batuta te tilla si; "Hajt kush do pjese kembimi per mend". "Per 14 vjet kam punuar ne Veri dhe kam mesuar shume nga jeta me banoret e atjeshem. Shkodra qe me mesoi aq shume me edukate e dashuri per njeriun, eshte si nje nene e dyte per mua. I dua fort shkodranet, si nenen time qe s'e kam me", vijon ish-oficeri.
E shikon te shkoj nga njeri lokal ne tjetrin, duke kenduar dhe treguar batuta nga jeta e tij ushtarake. "Nuk eshte demokraci kjo sot. Sot eshte te haje kush te haje", shprehet ai i pakenaqur me situaten e diteve te sotme.
"Kam regjim pune. Ngrihem cdo dite ne oren 05:00 te mengjesit dhe pasi pi kafe, dal e marre gazetat per t'i shitur. Ne oren 10:00 mbaroj pune. Shkoj ne shtepi dhe dal te takoj shoket. Tashme shes gazeta, pasi ndryshe nuk mund te mbijetoj dot. Kane ardhur kohe te veshtira", shprehet Dino. Per me shume se kater vjet shet gazeta dhe e shikon cdo mengjes qe shkon sa tek nje lokal ne tjetrin.