E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Ish-sigurimset duhen larguar me turp nga qeverija

Deputeti i Partise Demokratike, Bujar Leskaj deklaroi diten e djeshme se nese ndonje nga antaret e qeverise do te rezultonte ish-bashkepuntor i sigurimit te shtetit atehere ne menyre te menjehershme duhej te largohej nga qeveria. Ne nje prononcim per mediat, deputeti demokrat u shpreh i ashper ne lidhje me mundesine e pranise se ish-sigurimsave ne kabinetin Berisha.

" Nese ka bashkepunetore te ish-sigurimit ne qeveri, duhet te largohem dhe duhet te largohen me turp", theksoi deputeti Leskaj ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, ish bashkepuntoret e sigurimit te shtetit jane njerez te cilet nuk i duhen politikes dhe administrates shqiptare. Sipas tij, ndonese ata mund te kene qene te detyruar te beheshin bashkepuntore te ish-sigurimit te shtetit perseri keta persona kane nje karakter te paqendrueshem.

" Per fatin e tyre te keq qe ne momentin qe keta persona kane bashkepunuar me sigurimin e shtetit ne menyre vullnetare apo ne menyre te detyruar ata per mua jane persona lehtesisht te shantazhuar", thekson Leskaj ne lidhje me qendrimin e tij per ish-bashkepuntoret e sigurimit te shtetit. Ne kuader te debatit te ndezuar tashme per hapjen e dosjeve per ish-bashkepuntoret e sigurimit te shtetit, deputeti i PD-se Leskaj e shikon hapjen e tyre nje kusht te nevojshem per dekomunizimin e shoqerise shqiptare. Sipas tij, nuk mund te kete asnje ndjesi ndaj atyre njerezve qe kane persekutuar nder vite me rradhe njerez te pafajshem. Ne lidhje me numrin e shumte te drafteve qe jane paraqitur ne Kuvend per hapjen e dosjeve, Bujar Leskaj shprehet se nuk eshte problem se kush do ta marri flamurin e kesaj nisme, e rendesishme eshte qe hapja e dosjeve te behet realitet.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›