Ju pergezoj per arritjet ne vendosjen e shtetit ligjor

Edhe ministri Bujar Nishani takohet me ambasadorin amerikan Aleksander Arvizu
Ministri i Drejtesise Bujar Nishani priti ne nje takim ambasadorin amerikan ne Tirane z. Aleksander Arvizu te cilit i uroi suksese ne fillimin e misionin e tij ne Tirane. Ne takim ai shoqerohej nga e Ngarkuara me Pune Deborah Jones.
Ne kete takim ambasadori amerikan shprehu mirenjohjen e tij me te thelle per bashkepunimin me qeverine shqiptare duke shprehur konsideratat me te larta per kete eksperience te shkelqyer bashkepunimi ne fushen e drejtesise duke shprehur besimin ky sukses do te vijoje edhe pergjate misionit te tij te ardhshem. Me tej ne fjalen e tij ambasadori theksoi kontributin e Ministrise se Drejtesise dhe rolin faktor te saj ne vendosjen e shtetit ligjor duke marre parasysh te gjitha sfidat qe ofron zhvillimi aktual. Ai vleresoi proceset e ndermarre ne kuader te zbatimit te ligjit ne Shqiperi duke pershendetur ministrin per rezultatet e dukshme ne kete fushe.
Ne kete bisede ministri i Drejtesise Bujar Nishani i shprehur ambasadorit mirenjohjen me te thelle te tij dhe te qeverise shqiptare per ndihmen perkrahjen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe SHBA i ka dhene Shqiperise duke u fokusuar ne ate te drejtesise si ne reformen e kesaj fushe apo infrastrukturen e sistemit gjyqesor. Lufta ndaj krimit te organizuar permendi Ministri i Drejtesise do vijoje te jete fokus i objektivit te vendosjes se shtetit ligjor duke pasur parasysh qe kjo lufte qe nuk njeh kufizime nderkufitare.
Ministri theksoi se Ministria e Drejtesise do te jete e hapur dhe bashkepunuese ne marredheniet me qeverine amerikane per fuqizimin e shtetit ligjor si baza e zhvillimit te demokracise.
Projektet e realizuara ne fushen e drejtesise nepermjet programeve te qeverise amerikane ishin nje pasqyre tjeter e suksesit te bashkepunimit mes shteteve per te cilat Ministri i Drejtesise theksoi se keto projekte kane qene dhe do te jene edhe ne vijim me nje vlere te pa mate per popullaten shqiptare nga populli amerikan. Ato do te vijojne edhe ne te ardhmen nepermjet nje bashkepunimi te suksesshem te jene te orientuar drejt rezultateve te prekshme ne fushen e drejtesise.
Ambasadori amerikan dhe Ministri i Drejtesise Bujar Nishani u shprehen per vijimin e nje fryme bashkepunimi teresisht te hapur dhe transparente ne kuader te marredhenieve midis dy vendeve ne mbeshtetje te konsolidimit te vlerave te shtetit ligjor ne Shqiperi.