E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet Skaneri i korrupsionit te qeverise

TIRAN - Opozita ka akuzuar dje ministrat e kabinetit Berisha se te gjithe jane te implikuar ne afera korruptive. Duke analizuar nje nga nje secilin minister opozita ka pohuar se Berisha nuk mund te marre asnje mase ndaj tyre pasi rrezikon shumicen qeverisese.


Gjithcka po del sot ne drite tashme permes deshmive rreqethese edhe brenda kesaj qeverie konfirmon bindjen se kjo qeveri eshte e zhytur ne batak hajduterie ndersa ky koalicion gjysmak eshte kthyer ne koalicionin e babezise ndersa parimi i tij eshte vetem nje ta rrjepim kete popull dhe kete vend - tha deputeti Taulant Balla.


Duke e krahasuar perberjen e kabinetit qeveritar me dominote sekretari i grupit parlamentar Socialist deklaroi se pavaresisht kerkesave edhe brenda grupit parlamentar Demokrat per largimin e ministrave te korruptuar nuk eshte marre asnje mase ndaj tyre. Por nga ana tjeter kane reaguar edhe disa prej ministrave duke dhene shpjegimin e tyre per akuzat e bera.


Skaneri i qeverise sipas deputetit Balla
Ministria e Ekonomise Genc Ruli - korrupsioni me koncesionet dhe privatizimet HEC-et
privatizimi i ish-Ekspozites


Kete privilegj qe te jep rregullorja qe te besh replike sa te permendet emri nuk kam qejf ta perdor gjithmone por ky djale qe kur ka hyre ne politike ka bere vetem deputetin e lehjes dhe kjo eshte gjithe CV e tij. Po e them sa cke ti moshen tende une kam eksperience pune dhe kam bere pune per kete vend.


Para se te me permendesh ti e gjithe ajo bande gardistesh te kuq qe si puna jote kane ne CV vetem qe kane lehur e kane share se vete nuk kane bere asgje. Te jesh i bindur qe cdo lloj akuze nga ato qe iu jep porosi Rama une di ti pergjigjem dhe ai zoteri nuk mund te me nxije mua per te dale i bardhe vet.


Ai duhet te zbardhi veten e vet. Genc Ruli e mbron vete veten kudo qe te jete. Kam dhene doreheqjen ne kohera shume me te veshtira se keto dhe pa rigatuar asgje duke menduar se une jam ne funksion te politikes dhe nuk eshte politika ne funksionin tim.


Zevendeskryeministri Ilir Meta duhet te sqaroje arsyen e vertete te marrjes se celesave te kesaj ministrie. Dritan Prifti ka ngritur shume dyshime Trafiku i naftes Virgin tenderet e Albpetrolit etj.

Ministri i Bujqesise Genc Ruli ka ullinjte e mbjelle ne Kukes.

Ministri i Brendshem Lulzim Basha eshte i akuzuar per vjedhjen e 230 milione eurove. Deshmia e Dritan Priftit per urdhrat qe merrnin grupet e gatshme te policise per te zhbllokuar botet e kontrabandes jane konfirmimi i kesaj perfshirjeje te tmerrshme dhe kriminale te badigardit te Saliut dhe policise se Lul Bashes.


Agron Kulicaj nuk mund te hetohet nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem sepse Drejtori i SHKB-se eshte familjar i tij. Agron Kulicaj nuk mund te hetohet nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem sepse rezultatet e ketij hetimi jane paragjykuar tanime nga mbrojtja qe i ka bere atij publikisht Lulzim Basha.


Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu eshte zedhenesja e Sacra Corona Unita ne Shqiperi. Fshehje te pasurive tre apartamente me vlere 600 mije euro.

Ministri i Mbrojtjes nuk po kujtoj ketu tragjedine e rende te Gerdecit ku ushtaraket e gjore u vune krejtesisht nen urdhrat e nje bande mafioze trafiku nderkombetar armesh. Akuzohet per shitjen e pronave te ushtrise.


Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Kostoja e korrupsionit ne kete ministri shkon te pakten 100 mije euro ne dite ose 36 milione euro ne vit. Qindra rruge te nisura e te lena pergjysme demi ekonomik te pakten 180 milione euro te marra peng sipermarrjeve te ndertimit.


Reagim i ministrit Sokol Olldashi Jam shume dakord qe te hetohet Agron Kuliqi por paralelisht me ate te hetohet akuza tjeter qe ka bere Dritan Prifti qe e ka gjetur Edi Ramen duke pire kokaine ne zyre te hetohen te dyja.


E dyta sa per metaforen qe ministrat e kane te veshtire te largohen si bleta nga mjalti po u them se ka ca miza qe e kane te veshtire te largohen nga dicka tjeter...


Ministri i Shendetesise permes nje skeme ku kusheriri i tij Rasim Hamzaraj pronar i kompanise se ilaceve qe nga shkurti i 2010 e deri ne korrik ka perfituar 10 milione euro nga tenderet e mirorganizuar nga drejtoret ne ministri dhe QSUT te emeruar nga Petrit Vasili. Vetem me date 26 maj te ketij viti Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza i ka besuar blerje ilacesh ne vlera deri ne 112.940.880 leke te reja.


Keto informacione te dhena ne menyren me te detajuar gjenden ne Agjencine e Prokurimit Publik. Per te gjithe muajt me radhe kur firma e ilaceve here shfaqet ne spitalin Rajonal te Librazhdit dhe here ne spitalin psikiatrik te Elbasanit ne Lushnje Gramsh Shkoder etj. Dhe pasi ka bere xhiron e gjithe Shqiperise me tendere kthehet serish ne QSUT.


Ministria e Punes dhe eshtjeve Sociale abuzimet e tmerrshme me fondin e asistences per te papunet. Prej kater muajsh ne zyrat e punes ne rrethe nuk shperndahet asistenca.


Ministria e Turizmit ka abuzuar me fondet e promocionit.
Reagim i ministrit Ferdinand Xhaferri


Vetem dy fjali per kolegun parafoles do ti lutesha te mos perdore shprehje apo lojera qe nuk i di kuptimin apo nuk i ka luajtur ndonjehere.


Perdor per qeverine per metaforen e dominove nese do te qendrojme te kjo metafore dhe shikoni per 5 vite qe lame pas zoti Berisha ua ka lene dopio gjashten gjithmone ne dore. Do tju lutesha dhe nje gje tjeter kur etiketoni kryeministrin perdorni shprehjen Saliu do tju lutesha me sinqeritet bera kaq vite ne politike dhe gjithmone them Zoti Edi Rama.


Ministria e Mjedisit ka abuzuar me lejet e shfrytezimit te pyjeve.

Ministri i Shtetit ka abuzuar me telekomunikacionet. Genc Pollo po ben tender per nje licence qe nuk jepet me tender. Skandali i licences 3G eshte ne kundershtim me MSA-ne.


Ministria e Drejtesise skandali i lejeve per te burgosurit.

Kuvendi Jozefina Topalli-buxheti i Kuvendit shitja e makinave.
Reagimi i Topallit


shte i merzitur se kjo qeveri beri heqjen e vizave o zoteri. I trishtuar se shkoi dere me dere ne Parlamentin Evropian. Taulant kam qene nje dite pas teje atje dhe me kane thene shume gjera dhe per ty.


Do te hyni ne qeveri si njerezit qe keni bere cdo gje per te sabotuar heqjen e vizave. Dhe nuk ka krenari me te madhe mor se te degjosh nderkombetare se konsiderohet Shqiperia si vendi qe ka bere reformat me te thella. Lufte kunder krimit dhe Aldo Bares Taulant e kishit shok mik benit biznes me te e kishit lidhur me qeverine.


Pa permend emra te tjere pa permendur luften kunder korrupsionit. Ku ka kenaqesi me te madhe se ta shohesh Shqiperine si vendi i mrekullive ne revisten Forbes por je shqiptar more por duhet te jesh i lumtur kur thuhet fjala me e mire per Shqiperine. Por ti nuk the asnje fjale per gezimin qe kane shqiptaret se brenda nje muaji do te levizin pertej kufijve. Trishtim i madh ka rene ne fytyrat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›