Siguria ne Bengazi e pamjaftueshme

Siguria në konsullatën amerikane në Bengazi të Libise ishte "tmerrësisht e pamjaftueshme” kur një sulm mori jetën e ambasadorit amerikan dhe tre personave te tjerë. Kështu citohet ne raportin zyrtar bere publik se fundmi.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka pranuar të 29 rekomandimet e raportit, mbi sulmet vdekjeprurëse ndaj Konsullatës.
Por raporti nuk vëren qe asnjë individ te këtë injoruar detyrat e tij, e për këtë arsye nuk është marre asnjë mase ndëshkimore.
Ne raport thuhej gjithashtu se nuk ka patur ndonjë zbulim “imediat apo specifik”, në lidhje me rreziqet që i kanoseshin misionit.
Disa zyrtarë thane fillimisht se sulmi ndodhi për shkak të protestave ndaj videos kundër myslimanizmit. Por, më vonë, raportimet e inteligjencës sugjeruan se, me shumë mundësi, ai ka lidhje me persona që i përkasin al-Qaeda-s.