Kuvendi diskuton për “Kosovën e Re”
Komiteti Drejtues i Projektit “Kosova e Re”, ka diskutuar në mbledhjen e radhës në lidhje me vazhdimin e përgatitjeve për këtë projekt sipas agjendës së paraparë.
Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Pula-Shiroka, ka thënë të shtunën se gjatë kësaj mbledhjeje është vendosur që dy anëtarë të këtij komiteti të jenë pjesë e këshilltarëve të transaksionit, të cilët do të bëjnë negociata me katër ofertuesit.
Ajo ka bërë të ditur se është përcaktuar një dhomë e të dhënave ku do të marrin informata katër ofertuesit dhe se janë përcaktuar katër-pesë këshilltarë vendorë të cilët do të analizojnë marrëveshjet, të cilat do të nënshkruhen para përzgjedhjes së ofertuesit për TC “Kosova e Re”.
“Kemi mbetur të bisedojmë dhe ende do të vazhdojmë bisedën sa i përket pjesëmarrjes së Qeverisë në Termocentralin ‘Kosova e Re’. Janë dy opsione: A do të shkojë Termocentrali ‘Kosova e Re’ pa ndonjë pjesëmarrje të termocentraleve B apo diçka tjetër”, ka thënë ministrja, transmeton KosovaPress.
Për këto çështje do të debatohet të enjten në Kuvendin e Kosovës.