Legalizimet, nisen dje aplikimet per pagesa me bono
Qe nga dita e djeshme, pagesa me bono privatizimi per legalizimin e banesave eshte e vlefshme. Drejtori i Agjencise se Legalizimit per Tiranen, Agim Berisha sqaroi dje se keta persona duhet t'i drejtohen zyrave postare ku do te kene dy mundesi zgjedhjeje, pagesen ne CASH ose ne bono privatizimi. individet te cilet kane kryer pagesen e legalizimit ne leke kane 3 muaj kohe, per te dorezuar prane ALUIZNI-t kerkesen per te perfituar nga pagesa me bono privatizimi. Nderkohe qe pjesa tjeter e qytetareve qe jane ende ne proces, nuk do te kene nevoje t'i drejtohen zyrave te ALUIZNI-t me nje kerkese te tille. Ligji i ri qe aktivizon bonot e privatizimit ne legalizimin e ndertimeve pa leje, ishte nje premtim elektoral i kryeministrit Berisha. Ai sanksionon qe per siperfaqe deri 500 metra katrore, jashte vijes se verdhe, mund te paguhet me bono 70 per qind e detyrimit ndaj Agjencise se Legalizimit. Ndersa brenda vijes se verdhe, per siperfaqe deri 300 metra katrore do te paguhet 70 per qind me bono. Per hapesiren nga 300 ne 500 metra katrore shkalla e pageses me letra me vlere eshte 50 per qind. Pagesa me bono privatizimi do te thote perfitim monetar per qytetaret, pasi aktualisht ne tregun e lire ato mund te blihen per vetem 13 per qind te vleres se tyre. ALUIZNI pret edhe nje udhezim te fundit nga Ministria e Financave, per procedurat qe do te ndiqen ne kryerjen e pagesave. Keshtu me te hyre ne fuqi ligji, qytetaret qe ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme po dorezojne aplikimet, per te perfituar nga pagesa me letra me vlere.