Kuvendi diskuton projektigjin e Policisë Gjyqësore
Projektligji është hartuar nga ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, dhe sanksionon një ndarje kompetencash mes këtyre institucioneve.
Në debatin e sotëm në parlament deputetët e opozitës, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në diskutimin paraprak të tij në komisionin e ligjeve, e kundërshtuan draftin e qeverisë.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, iu drejtua deputetëve të majtë me këto fjalë: “Po të uleshit e ta lexonit projektligjin në komision, nuk do të bëheshit sot qesharak, por do ta mbështesnit pa asnjë rezervë këtë projekt, që është i standardeve evropiane dhe përmirëson të gjitha normat e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera".
"Ju po transplantoni në këtë sallë qëndrimin antiligjor të kryetarit tuaj, Rama. Dy javë më parë deklarata e OSBE-së konstatonte qartë se Policia e Shtetit, në zgjedhjet e fundit ka demonstruar qëndrimin më korrekt ndaj këtij procesi", iu drejtua Basha deputetëve socialistë.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, iu përgjigj akuzave të opozitës, e cila pretendoi se mbi prokurorët që kanë dashur të bëjnë arrestime, është ushtruar presion.
"Ne mbajmë të njëjtin qëndrim për denoncimin e veprimtarive të dhunshme, pasi jemi për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit, ndërsa ju merrni në mbrojtje prokurorë që urdhërojnë policë me telefon celular për të bërë arrestime. Këto janë metodat 'gestapo' dhe jo ato të shtetit ligjor", u shpreh ministri Nishani.