Berisha Kriza eshte vetem ne mendjet e socialisteve Qamil Xhani
Fushata e nisur nga Partia Socialiste ku vihet ne dukje situata ekonomike ne vend eshte cilesuar nga kryeministri Sali Berisha si nje fushate mohimi dhe trillimi ndaj realitetit ne te cilin ndodhet vendi. Ne takimin e zhvilluar dje me banoret e komunes se Shengjergjit gjate inaugurimit te rruges kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria eshte e vendosur per te permiresuar jetesen e qytetareve te vendit. Duke u ndalur ne situaten alarmante qe paraqet opozita kreu i qeverise u shpreh se kriza ekziston vetem ne mendjen e tyre. Cdo dite kreret e Partise Socialiste u bien sirenave te krizes. Kriza ekziston vetem ne mendjet e tyre. Kriza ekziston vetem ne shpirtin e tyre sepse ata besojne se vetem me krize mund te vijne ne pushtet. E keqja juaj e mira e tyre tha Berisha dje gjate fjales se tij. Kreu i mazhorances eshte ndalur dhe ne akuza konkrete qe kane te bejne me modelin e funksionimit te pushtetit vendor ne Tirane. Ai theksoi se opozita eshte kthyer ne nje sipermarrje ndertimit duke permendur dhenien e lejeve te ndertimit nga ana e kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama. Keta zoterinj qe kane shnderruar partine e tyre ne nje sipermarrje ndertimi keta dasmojne dhe hedhin napolonin me leje ndertimi keta zoterinj gjobisin me 20 per qind cdo ndertues ne Tirane keta zoterinj nuk lejojne nje te huaj te investoje ne kryeqytet vetem e vetem se te huajt nuk pranojne te japin 20 perqindeshat tha kreu i qeverise. Duke bere nje krahasim me te kaluaren Berisha ka shtuar se fushata e ndermarre nga Partia Socialiste eshte e njellojte me propaganden komuniste kunder demokracise. Keta zoterinj nga mengjesi deri ne darke mohojne cdo gje shpifin trillojne. A nuk ju rikujton kjo propaganden e vjeter qe behej ndaj rendit demokratik ne rende te tjera tha Berisha. Nga ana tjeter kreu i mazhorances eshte ndalur ne arritjet qe ka bere qeveria aktuale duke shtuar se qytetaret shqiptare sot jane vite drite larg asaj kohe qe propagandon opozita. Sot shqiptaret ecin te sigurt ne nje te ardhme te shume pritur ne nje te ardhme qe koherat nuk e lejuan ta ndertojne jo se ata skishin fuqi jo se ata skishin mencuri jo se ata skishin vullnet. Sot ne po ndertojme te ardhmen qe meritojme tha Berisha. Kreu i mazhorances eshte ndalur dhe ne investimet konkrete qe jane bere gjate viteve te fundit. Ai premtoi se qeveria do te realizoje angazhimet e saj. Duke folur para banoreve te Shengjergjit Berisha tha se qeveria Qeveria do te shumefishoje perkrahjen fermereve shqiptare. Ne fund te ketij mandati nuk do kete komune ne Shqiperi qendra e se ciles te mos e lidhur me rruge te asfaltuar me akset kombetare. Deri ne fund te ketij mandati qytetaret shqiptare do te kene rritje me te madhe te rrogave se te gjithe qytetareve te tjere tha Berisha. Vec kesaj kreu i mazhorances theksoi se do te mbahet dhe premtimi per rritjen me te madhe te pensioneve se te gjithe pensionistet e tjere.
Premtimi
Ne do te bejme cdo gje per te rritur rrogat e punonjesve dhe rrogetareve qe ju sherbejne ju. Nderkohe ne jemi perqendruar si asnje here ne ndertimin e rrugeve. Ne kemi ndertuar mbi 6 mije kilometra rruge 4-vjecarin qe shkoi por edhe 7mije kilometra te tjera do te ndertojme kete katervjecar dhe Shqiperia e tera do te jete asfalt tha Berisha.
Inaugurimi i rruges ne Shengjergj
Ndertimi i rruges Shkalle - Shengjergj ne komunen e Shengjergjit te Tiranes eshte nje prej projekteve te fundit te inauguruara nga kreu i qeverise. Rruga eshte 17 kilometra e gjate dhe ka kushtuar 560 milione leke. Ndertimi i saj u be i mundur nga Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Po dje Berisha mori pjese dhe ne inauguroi rikonstruksionit te sheshit qendror te kesaj komune nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 130 milione leke. Keto pese vite ne qarkun e Tiranes qeveria ka ndertuar 510 kilometra rruge nga te cilat ne kete qark 125 kilometra jane rruge kombetare 320 kilometra jane rruge rurale te ndertuara me grandet qe ne i kemi dhene qeverise vendore dhe me fondet e saj tha Berisha ne fjalen e tij.