Shqiperia merr presidencen e komitetit te KiE

E merkure 23 Maj 2012 1705
Komiteti i ministrave te keshillit te EvropesPas 17 vjetesh si vend anetar Shqiperia ka marre presidencen e radhes gjashtemujore te komitetit te ministrave te keshillit te Evropes. Marrja e nje posti te tille qe ndodh per here te pare per vendin tone u parapri nga gjest simbolik dorezimi i celesit te keshillit te Evropes nga sekretari britanik William Hague. Nderkohe zv/kryeministri dhe ministri i jashtem Edmond Haxhinasto tha se do te punoje per te vijuar promovimin e vlerave te kesaj organizate.
Shqiperia do te vazhdoje punen ne perputhje me vijen e ndjekur me pare nga presidencat ukrainase dhe britanike duke promovuar edhe me tej vlerat e kesaj organizate. Shqiperia ka vendosur te kete si prioritet te saj gjate ketyre gjashte muajve dialogun nderkulturor edukimin e tolerances vecanerisht per brezat e rinj dhe te jetuarit se bashku ka thene Edmond Haxhinasto. Pas perfundimit te takimit te ministrave te 47 vendeve anetare u zhvillua dhe ceremonia festiv. Zv/kryeministri dhe ministri i puneve te jashtme z. Edmond Haxhinasto i dhuroi keshillit te Evropes ne emer te Shqiperise nje kostum popullor tradicional shqiptar dhurate kjo qe eshte pranuar me kenaqesi nga sekretari i pergjithshem i KiE Thobjorn Jagland. Haxhinasto theksoi se ne nentor gjate festimeve te 100-vjetorit te pavaresise ne Tirane do te organizohet nje konference e nivelit te larte nderkombetar mbi diversitetin ne Evrope dhe dialogun nderkulturor.
Komente
Facebook