E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës miraton sot deklaratë për aktgjykimin e Hagës

PRISHTINË, 28 shtator/ATSH/ Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.

Seanca është paraparë të nisë në ora 11:00.

Deputetët pritet të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës, përfshirë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe betimin e deputetëve.

Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë formimin e komisioneve parlamentare, të nevojshme për funksionalizimin e punës së legjislativit.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›