Kuvendi i Kosovës, nuk rikthehen në votim rekomandimet e miratuara javën e kaluar
PRISHTINË-Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdoi sot seancën plenare të ndërprerë javën e kaluar me tërheqjen e grupit parlamentar të PDK-së nga paralajmërimi për të rikthyer në votim rekomandimet e miratuara, në të cilat përfshihet edhe kushtëzimi i dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të 1780 të zhdukurve, ende të pagjetur 13 vite pas luftës.
Në emër të grupit parlamentar, deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, propozoi që të mbyllet debati dhe të mos politizohet edhe më tej kjo çështje e ndjeshme, duke theksuar se zbardhja e fatit të pagjeturve është një detyrim shtetëror dhe kushtetues i të gjitha institucioneve të Kosvës, që duhet përmbushur.
Të premten e javës së kaluar, vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, të filluar një ditë më parë, u ndërpre që në fillim në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën në shenjë mospajtimi me "shkelje procedurash" ndërsa po nxirrej në votim mocioni i grupit parlamentar të PDK-së për "harmonizimin dhe nxjerrjen e një dokumenti të përbashkët" nga dy dokumente të aprovuara pas debatit parlamentar lidhur me çështjen e personave të zhdukur në seancën e 3 majit dhe pas interpelancës së të enjtes të zv/kryeministres Edita Tahiri lidhur me fatin e të zhdukurve në raport me bisedimet me Serbinë, në Bruksel.
Familjarët e të zhdukurve dhe organizata joqeveritare, edhe me protesta para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar që të mos shfuqizohen rekomandimet e votuara, ku një nga pikat kushtëzon bisedimet me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
(d.b/BalkanWeb)