Projektet për Bulevardin, Berisha: Betoni c’qytetëroi Tiranën, po e rehabilitojmë
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot, gjatë ceremonisë së çeljes së fazës së dytë të konkursit për projektin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, se "diten e sotme perzgjidhet projekti i Tiranës së shekullit të XXI. Përzgjedhja është e vështirë, por shumë e rëndësishme".
Sipas kreut të qeverisë, Tirana u viktimizua nga babëzia njerëzore që e betonizoi. “Kryeqyteti u viktimizua nga babëzia njerëzore. tirana u betonizua masivisht në 10 vjet. Kur betoni përdoret për të pushtuar hapësira, zënë mjedisin për të c’qytetëruar qytetin, qyteti nuk është më i qytetarëvë. Ndërkohë që Kryeqyteti ka një nga vendndodhjet më të bukura të vendit tonë. Tirana ka pozicion gjeografik të favorshëm për zhvillim”.
Por, falë punës së kryebashkiakut Basha, tha Berisha, Tirana po rehabilitohet. “Arritëm te rehabilitonim qendrën e kryeqytetit. Ai ndryshim ishte jetik se sheshi ishte i egër sa vetë egërsia. Nisma jonë është "Tirana, qytet i shëndetshëm".
Në këtë përzgjedhje do vendoset për Tiranën si metropol, që me dinjitet të shëmbëllejë dhe të bashkëpunojë me metropole të tjera europiane. Është kusht që qyteti duhet të shprehë vokaconin e kombit. Kryeqyteti i këtij shekulli duhet të vendoset edhe një herë në një epiqendër kombëtare", tha Berisha.
Duke përgëzuar kryetarin e bashkisë, Lulzim Basha, për ndryshimin e shpejtë të sheshit, duke e cilësuar si "një ndryshim jetik për kryeqytetin sepse sheshi ishte i egër sa vetë egërsia", Berisha tha se projekti duhet të garantojë hapësirat e përmasave njerëzore, hapësirat që i duhen qytetarit për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm.
"Keni shpallur nismën e Tiranës qytet i shëndetshëm. Keni insistuar që në këtë projekt të mbani parasysh këtë nisëm shumë të rëndësishme për qytetarët e Tiranës. Sepse është e faktuar sot që 40% e vdekjeve të njeriut vijnë nga ndotjet e ujit, ajrit, tokës. Nëse nuk është përkujdesja, urbanistika, mbrojtjet e shumta, qytetet e kanë tendencën të shndërrohen në vende të ndotuara", tha Kryeministri, duke iu drejtuar kreut të bashkisë.
"Projekti që miratohet duhet të ketë parasysh ansamblin natyror të kryeqytetit. Nuk ka një ansambël natyror më të bukur sesa ky i Tiranës", tha Berisha, duke shtuar se "Qeveria është e vendosur të mbështesë plotësisht bashkinë". "Qeveria ka qenë e gatshme të mbështesë edhe pararendësin tuaj, por ai kishte interesa të tjera, jo ato të qytetarëve të Tiranës", tha Kryeministri Berisha.
(d.b/BalkanWeb)