Francë, Sarkozy dhe Karla largohen nga Elizeja me duartrokitje
PARIS - Nicolas Sarkozy dhe Karla Bruni u larguan sot nga pallati Elize mes duartrokitjesh, pas kalimit të pushtetit tek Francois Hollande.
I gjithë personali i Elizesë, duke filluar që nga diplomatët e deri tek ekipi i higjenës, ishte grumbulluar në hyrje të pallatit dhe kanë duartrokitur gjatë Sarkozynë dhe Karlën, të cilët përshëndetën në mënyrë kordiale presidentin Francois Hollande dhe partneren e tij, Valerie Trierweiler.
Dy damat franceze shkëmbyen një përshëndetje të ngrohtë mes tyre dhe më pas Karla dhe Sarkozy u drejtuan tek autovetura, me të cilën dolën nga Elizeja
(d.b/BalkanWeb)