523 të vdekur në Turqi, një student shpëton pas 90 orësh

Zyrtarët thonë po ashtu se 1650 persona rezultojnë të plagosur nga tërmeti 7.2 ballësh që tronditi Vanin dhe Erxhishin.
“Zaman” thotë se 185 persona janë nxjerrë nga rrënojat gjatë këtyre ditëve si pasojë e punës intensive të skuadrave të shpëtimit. Në mesin e tyre është edhe një 19-vjeçar, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat plot 90 orë pas rënies të tërmetit. Studenti i plagosur me emrin Muhamed është dërguar menjëherë në spitalin e Erzorumit.
Ndërkohë, dëbora dhe reshjet e shiut po vështirësojnë aksionet e kërkim-shpëtimit si dhe po vështirësojnë jetën e mijëra banorëve të mbetur pa shtëpi./Start/F. P/
2011-10-27 11:07