Irlanda zgjedh Presidentin e ri

Fushata presidenciale është bazuar në akuza të ndërsjellta për karrierën e secilit prej shtatë kandidatëve.
Shtatë kandidatët janë: Gay Mitchell i Partisë Fine Gael, Michael D Higgins i Partisë së Punës, Martin McGuinness i Lëvizjes Kombëtare Irlandeze, dhe kandidatët e pavarur: Sean Gallagher, Dana Rosemary Scallon, Mary Davis dhe David Norris.
Zgjedhjet Presidenciale vijnë në një kohë që vijon beteja e saj për rimëkëmbjen ekonomike. Vendi po përballet me krizën më të madhe ekonomike në historinë e vonë.
Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 në 43 zona dhe do të mbyllen në orën 22 me orën lokale.
Numërimi i votave do të fillojë nesër në ora nëntë teksa rezultati përfundimtar do të shpallet në fundjavë raporton “BBC”-ja.
/Start/F. P/
2011-10-27 10:34