E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel nuk i ka kërkuar ndjesë Berluskonit

Sfond i deklaratave të Berluskonit është incidenti i perceptuar nga italianët për ngjarjet e së dielës. Sipas tyre, Merkel dhe Sarkozi i kanë kërkuar Berluskoni-t të japë garanci se do të bëjë detyrat e shtëpisë në këto kohë krize, se do të bëjë një plan të uljes së borxhit e se do të bëjë reforma strukturore. Berluskoni s’ka qenë në gjendje të japë një premtim të tillë, pasi me maxhorancën që ka nuk e ka të lehtë të bëjë reforma të dhimbshme. Dhe kështu, kur u pyetën nga një gazetar, nëse Berluskoni ka dhënë apo jo garanci, Sarkozi nënqeshi, hodhi sytë nga Merkeli, mori një nënqeshje si me pahir dhe prej saj, bëri dhe një ngërdheshje, dhe tha pa e larguar buzagazin nga fytyra, se si Merkeli, si ai vetë, kanë besim tek ndjenja e përgjegjësisë e autoriteteve politike, ekonomike, institucionale të Italisë.

“DW” raporton se zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha sde deklaratat e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi se kancelarja Merkel kishte kërkuar falje për qëndrimin e saj ndaj Berluskonit në samitin e së dielës nuk janë të vërteta.

Duke lënë pas “grindjet”, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tregua e kënaqur me vendimet e samitit të djeshëm për krizën evropiane në Bruksel. Pas një samiti që zgjati deri në orët e vona të natës, Merkel tha se bota i kishte drejtuar sytë nga Evropa,dhe ajo i përgjigj këtyre shpresave. Nuk ka një recetë përfundimtare, por një paketë të rëndësishme në rrugën për më shumë stabilitet dhe një union të stabilizuar, tha Merkel./Start/

                                                                                             2011-10-27 10:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›