Kuvendi i PD, Paloka: Sdo bëjmë farsën e PS
Në prag të ndryshimeve të pritshme në statutin e partisë janë shtuar zërat që kërkojnë zgjidhje që garanton fuksinomin e plotë të Partisë Demokratike. Një logjikë që niset nga bashkëfunksionimi i emrave të njohur të partisë si në qeveri e paralelisht me poste drejtuese në selinë blu, i konsideruar si fakt për lënien jashtë dore të partisë. Debate në fakt është i hershëm, u la në heshtje edhe për shkak zgjedhjeve të përgjithshme, por u rihap në pritje të Kuvendit kombëtar të partisë.
Edi Paloka thotë se situata duhet të marrë zgjidhje qoftë kjo dhe me ndarjen vetëm të sekretariatit nga fuksionet qeverisëse, një ide e hedhur nga figura të njohura të PD.
Ndryshimet në statut, do të marin vulën përfundimtare në Kuvendin kombëtar të PD të 12 dhjetorit. Kuvend që do të zgjedhë dhe kryetarin e kësaj force politike. Kandidatura e vetme është ajo e kreut historik të partisë Sali Berisha. Një fakt që për Edi Palokën nuk e zbeh aspak frymën demokratike të procesit.