Të përndjekurit në grevë që prej 16 ditësh, një në spital
7 të përndjekur politikë kanë hyrë në ditën e 16-të të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm. Njëri prej grevistëve është dërguar me urgjencë në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ata kërkojnë të dëmshpërblehen për vitet në burg që kanë bërë gjatë regjimit komunist. Sipas tyre janë shkelur të drejtat që mbrohen nga Konventa Europiane e të drejtave të njeriut si dhe është shkelur Kushtetuta.