Kuvendi i PD-së , Berisha: Ofroj bashkëpunim me opozitën për reformat

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së dhe njëherësh kryeministri i vendit, Sali Berisha tha se ky është Kuvendi i fitores historike. Ai cilësoi Partinë Demokratike si arkitekte të integrimit. "PD-ja do mbetet partia e të drejtave njerëzore", theksoi ai.
Berisha garantoi opozitën se do ketë hapësirën më të madhe në misionin e saj." I ofroj opozitës frymën e bashkëpunimit për reformat e mëdha. Paralajmëroj opozitën për lirinë. Hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj. Sot jemi gati për të mbrojtur votën e lirë", nënvizoi ai.
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli hapi punimet e këtij Kuvendi duke deklaruar se ky është kuvendi i fitores. ". Ky është kuvendi i fitores së mandatit të dytë të Partisë Demokratike. Vetëm 4 vjet dhe vendi ynë është transformuar. Me ne Shqipëria ka ndryshuar ", u shpreh ajo.
Topalli sulmoi kryesocialistin Rama duke deklaruar se ai ka zaptuar PS-në dhe nuk pranon zgjedhjet. "Rama nuk pranon themelin e demokracisë. Ai nuk është Partia Socialiste, ai ka zaptuar PS-në", theksoi Topalli. Sipas saj, PD-ja do shndërrojë Shqipërinë në tokën e premtuar. "Kjo parti bëri të mundur NATO-n dhe zgjedhjet e lira, kjo parti do bëjë të mundur edhe BE-në", shtoi ajo.
1260 delegatë dhe delegate demokratë do të votojnë për të zgjedhur kreun e partisë së tyre, që sipas të gjitha gjasave do të rikonfirmohet lideri historik i kësaj partie Sali Berisha.
Nënkryetari i partisë Astrit Patozi i cili kryeson gjithashtu edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision përgjegjës për përzgjedhjen e delegatëve shpjegoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve. "Kuvendi ka 1260 delegatë me të drejtë vote. Këta delegatë përfaqësojnë anëtarët e PD-së të shpërndarë në 39 degë të saj, njëra me qendër në Athinë", saktësoi Patozi.
Patozi informoi se zgjedhjet e brendshme janë zhvilluar në përputhje me statutin.
Në Kuvend është votuar që përbërja e komisionit të punimeve të Kuvendit të ketë 9 anëtarë ndërsa komisioni i mandateve do ketë 8 anëtarë.