E Diel, 1 Nëntor 2026

Balotazhi në Kosovë, KQZ: Rezultatet e para shpallin fitues PDK



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, bëri të ditur se sipas rezultateve parprake, Partia Demokratike në pushtet ka fituar më shumë vota në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kosova votoi të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal, zgjedhje këto të parat që nga shpallja e pavarësisë së saj. Ndërkaq rezultatet paraprake të KQZ-së nxjerrin me rezultat të barabartë të PDK-së dhe LDK-së në Prizren. Kështu që fituesi pritet të përcaktohet pas numërimit të votave me kusht. Edhe "Demokracia në Veprim" dhe partitë politike kanë shpallur rezultatet e paraprake për këto zgjedhje ku u votua për kryetarët e 21 komunave që shkuan në balotazh. PDK-ja dhe LDK-ja pretendojnë se e kanë fituar Prizrenin. Sipas KQZ-së, në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, ato nga jashtë, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Kështu që fituesi pritet të përcaktohet pas numërimit të votave me kusht.
Përveç Prizrenit, gjendja në 20 komunat tjera, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, është si vijon: Kandidatët e PDK-së kanë fituar në Gjilan, Mitrovicë, Klinë, Lipjan, Kaçanik, Malishevë, Dragash, Viti, Vushtrri dhe Rahovec. Ata të LDK-së kanë fituar në, Istogu, Kamenicë, Novobërdë, Podujevë dhe Obiliq. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se rezultatet përfundimtare mund të priten gjatë dy-tri ditëve të ardhshme. Krahas KQZ-së dhe partive politike, edhe koalicioni i organizatave joqeveritare, "Demokracia në Veprim", ka shpallur rezultatet e para paraprake, ku nuk përfshihen votimet me kusht. Sipas këtyre rezultateve, PDK, nga 17 komuna në sa ka garuar, ka fituar në 10 prej tyre. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëri të ditur se në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. po sipas KQZ-së, procesi ishte i rregullt, qëedrat e votimit u hapën mëngjesin e së dielës sipas parashikimeve për të mundësuar votimin për kryetar në 21 komuna të Kosovës, dhe u mbyllën në orën 19:00. Incidentet e evidentuara edhe nga shoqëria civile janë vlerësuar si sporadike dhe pa ndikim në procesin e tërësishëm zgjedhor. Votimet për balotazh u monitoruan edhe nga vëzhgues të misionit evropian ENEMO. Në garën për balotazh morën pjesë 17 kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, 12 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 7 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 2 të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, 1 i Aleancës Kosova e Re, 1 kandidat i pavarur dhe 2 kandidatë nga subjektet politike serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›