E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 125 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Gjithashtu Kuvendi miratoi  me 81 vota pro, 8 kundër dhe 19 abstenim Rezolutën mbi veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2021.

Kuvendi miratoi  me 81 vota pro, 35 kundër dhe 4 abstenim  Rezolutën mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitit 2021.

Kuvendi miratoi  me 107 vota pro, 6 kundër dhe 7 abstenim Rezolutën mbi veprimtarinë e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për vitin 2021.

Kuvendi miratoi  me 111 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenim Rezolutën mbi veprimtarinë e Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Kuvendi miratoi me 126 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”.

Kuvendi miratoi me 80 vota pro, 45 kundër 1 abstenim projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro, 44 kundër, 2 abstenim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi me 124 vota pro dhe 1 abstenim projektligjin “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›