Kuvendi i komunave serbet vendosin per barrikadat

Përfaqësuesit e komunave paralele serbe në veri të Mitrovicës janë mbledhur në një takim të jashtëzakonshme për të diskutuar kërkesën e KFOR-it për largimin e barrikadave. Mbledhja e të ashtuquajturit Kuvend i Komunave të veriut, i cili ka organizuar edhe vendosjen e barrikadave pas aksionit për vendosjen nën nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri, ka nisur rreth orës 11:00 në Zubin Potok.
Sekretari i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka bërë të ditur për media edhe tri kërkesat që mund të dalin nga ky takim. Njëra prej tyre pritet të jetë ajo që forcat e KFOR-it të mos transportojë doganierët kosovarë në pikat kufitare. Kërkesa tjetër kërkon që të mos lejohen njësitë e armatosura në veri të Kosovës, si dhe kërkesa e fundit për paqeruajtësit e NATO-s është që të mos e ndihmojë EULEX-in në vendosjen e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.
Këto kërkesa më pas i prezantohen KFOR-it, i cili nëse nuk pajtohet me to, ka paralajmëruar që mbrëmjen e së mërkurës të nisë vetë heqjen e barrikadave nga rrugët. Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, sipas agjencisë serbe të lajmeve b92, ka kërkuar nga serbët që të shmangin përdorimin e dhunës.
Po sipas kësaj agjencie, përmes kanaleve të veta dhe dy të dërguarve të tij në Kosovë, ministrit për Kosovën Goran Bogdanoviq dhe shefit të ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq, Tadiqi pohohet t’u ketë përcjell një mesazh serbëve në veri, nga të cilët ka kërkuar që të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime, duke nënkuptuar që të vazhdojnë me kundërshtimin ndaj vendosjes së institucioneve të Kosovës në këtë pjesë por gjithashtu ka kërkuar që të gjejnë mundësi që të hapin rrugë për KFOR-in që të kalojë përmes rrugëve tokësore deri në dy pikat kufitare, në Bërnjak dhe Jarinje. Ndërkaq, serbët kanë qëndruar gjatë natës pranë barrikadave, pavarësisht temperaturave të ulta.
Bul Salihu