E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e lumturimit Basha te misionaret e Nene Terezes

Kryetari i bashkisë  së Tiranës Lulëzim Basha, në tetë vjetorin e lumturimit të "Nënë Terezës", ka vizituar një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet  nga urdhëri i misionareve të "Nënë Terezës", ditë e cila përkon dhe me 20 vjetorin e  fillimit të aktivitetit misionar të këtij urdhëri. 

Gjatë vizitës, Basha tha se misioni i Nënë Terezës, roli dhe kontributi që po japin sot në mbarë botën misionaret e saj, është i jashtëzakonshëm dhe motiv i fortë për çdo njeri për të përcjelle sa më shumë dashuri tek ata që janë të sëmurë, të moshuar, femijë apo në pamundësi ekonomike.  

Kryebashkiaku u shpreh i gatshëm, për tju ofruar ndihmë me fonde  shtëpive të  bamirësisë. Vetëm   në strehëzën e ngritur nga ky urdhër në Tiranë,ju  jepet ndihmë dhe strehim  40 të moshuarave të braktisuara  si dhe  persona  me aftësi të kufizuar.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›