E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte ne Athine gaz lotsjelles ndaj protestuesve

Në mes të një greve 48 orëshe që ka paralizuar Greqinë, demonstratat e qytetarëve të zemëruar nuk kanë kaluar as këtë radhë pa përleshje me policinë. Kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës kundër protetsuesve, por nuk i ka dalë të mbajë nën kontroll indinjatën e tyre. Protestestuesit i vunë zjarrin një vendroje presidenciale jashtë parlamentit ndërsa një person u mbulua nga flakët e një bombe molotov.  

Bëhet fjalë për protestën më të madhe të dy viteve që kur nisi kriza,  kjo e kësaj të mërkure në Athinë, Mbi 70 mijë persona u mblodhën në sheshin Sintagma, jashtë parlamentit, ndërsa deputetët përgatiten të votojë paketën e re të masave të kursimit të Qeverisë papandreu. Kjo paketë ka ndezur zemërimin e qytetarëve, të cilët duket se nuk po dinë se cfarë të bëjnë më që të ndalin shkurtimet e reja në buxhet dhe prekjen e vendeve të tyre të punës.  

Kriza greke po kërcënin qëndrueshmërinë e euros dhe huadhënësit ndërkombëtarë të Athinës po kërkojnë masa gjithnjë e më të ashpra për të arritur reduktimin e deficitit. Por, Athina nuk po mundet të përmbushë objektivat e kërkuara, duke u detyruar kohë pas kohe të shtrëngojë edhe më shumë rripin e shpenzimeve. Ministri i Financave, Evanxhelos Venizelos tha se paketa e Qeverisë duhet të miratohet me patjetër për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

"Na duhet të shpjegojmë për qytetarët, për njerëzit që na kanë dhënë mandatin të veprojmë në emër të tyre, se fatkeqësisht është absolutisht e nevojshme të kalojmë përmes kësaj faze në mënyrë që të ndalim më të keqen”, tha  Venizellos.

Qeveria Papandreu përballet me kundërshti edhe nga radhët e PASOK,  por sipas gjasave, i ka votat e nevojshme për ta miratuar planin e kursimit, sipas të cilit parashikohen taksa më të larta, shkurtime të mëtejshme të pensioneve dhe rrogave si dhe anulimin e kontratave kolektive të punës. Plani parashikon edhe pezullimin e 30 mijë nëpunëve civile, që do të kalojnë në rezervë. Greqia e gjen veten me papunësi të lartë, ekonomi në stanjacion dhe një borxh qeveritar 162 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›