Deputetët indonezianë takim në KMSH

Deputetët e Parlamentit të Republikës së Indonezisë, vlerësuan rolin e institucionit për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të myslimanëve. Ata gjithashtu vlerësuan si të dobishëm kontributin e Komunitetit Mysliman si për sa i përket organizimit të jetës fetare, ashtu dhe në favor të shoqërisë dhe çështjes kombëtare.
Nga ana e tij, Kryetari Muça i njohu parlamentarët me ecurinë e institucionit në këto vite. Ai theksoi se puna e KMSH-së në këto vite ka pasur rritje, por kjo nuk mjafton. Sipas tij, misioni që ka KMSH është shumë i rëndësishëm dhe në një vend si Shqipëria, ku bashkëjetojnë tre besimet tradicionale, ai, padyshim merr një rëndësi të veçantë.
Kryetari Muça i bëri një panoramë edhe strukturave drejtuese të KMSH-së, duke i njohur me myftinitë e rretheve, si dhe me sistemin e suksesshëm arsimor, Medresetë dhe Universitetin Bedër. Modeli i tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri ka qenë një pikë e rëndësishme e bisedës.
Sipas kryetarit të delegacionit, Muhamed Hidajet Nur Uahid, Kryetar i Këshillit të Bashkëpunimit Ndërparlamentar, harmonia ndërfetare në Shqipëri përbën një pasuri të rrallë. Sipas tij, ajo duhet ruajtur dhe forcuar. Ndoshta kjo bashkëjetesë unike duhet të reflektojë edhe në klasën politike, e cila mund të nxjerrë prej saj mësime të vlefshme.
Në takimin me delegacionin parlamentar të Indonezisë ishin të pranishëm nënkryetari i KMSH-së, Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi dhe disa nga drejtuesit kryesorë të institucionit. /Start/
2011-07-26 16:38