Haxhinasto: Dialogu me Serbinë të jetë konkret

Ky i fundit ka ofruar mbështetje të Shqipërisë ndaj Kosovës për reformat, temë e cila ishte në thelb të diskutimeve. Haxhinasto ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit integrues të shtetit të Kosovës që qytetarët e saj të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen.
"Kosova duhet të jetë sa më parë pjesë e këtij procesi", tha kryediplomati, duke vënë në dukje edhe takimet që drejtues të lartë të Kosovës kanë zhvilluar më autoritete të larta të BE-së. "Këtë fundviti ju do të mund të keni udhërrëfyesin dhe do të filloni me plotësime konkrete për standardet", tha ai, duke shtuar se "Republika e Shqipërisë e mbështet me forcë këtë proces, që qytetarët kosovarë të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen. Rajoni i tëri duhet të integrohet mes vetes dhe në Evropë".
Zv/kryeministri shqiptar e cilësoi të rëndësishëm edhe faktin që Kosova të vazhdojë marrëdhënien me BE-në, në drejtim të fillimit të procesit të një marrëveshjeje të Stabilizim- Asocimit. Ai tha se Kosova nuk duhet të mbetet si një "njollë zezë" në rajon, por të jetë pjesë e rëndësishme e marrëdhënies që ka BE me rajonin tonë. "Por përsëri fjala është te standardet, pasi integrimi në BE është çështje e arritjes së standardeve të caktuara", tha kreu i MPJ-së.
Duke u ndalur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Haxhinasto theksoi se "duhet të jetë një dialog me rezultate dhe marrëveshje konkrete, të cilat të zbatohen". "Shqipëria e mbështet këtë lloj dialogu me këtë cilësi, me qëllim që të gjitha çështjet teknike që kanë të bëjnë me bashkëpunimin apo me çështje të ndryshme administrate mes dy shteteve sovrane, Kosovës dhe Serbisë, të zgjidhen me një frymë mirëkuptimi, e cila e kualifikon si Kosovën, ashtu edhe Serbinë, në një hap më tej në BE", tha Haxhinasto. /S.Ll/Start/
2011-07-26 16:12