E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës, Panariti nënkryetari i ri

Edmond Panariti do të emërohet nënkryetari i Bashkisë së Tiranës. Prezantimi i tij pritet të bëhet mesditën e sotme nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Panariti është kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku Basha ka prezantuar nënkryetaren e bashkisë së kryeqytetit, Jorida Tabaku. Në fjalën e tij, kreu i bashkisë i kërkoi nënkryetares që të angazhohet fuqimisht në realizimin e prioriteteve të bashkisë, siç është ai i hapjes së vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik. Tabaku vetëm pak më herët dha dorëheqjen nga posti i zv/ministres së Integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›