E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, ikën Beqja, vjen Hoxha

17/06/2011  Gjykata Kushtetuese vendos heqjen e mandatit për deputetin e Partisë Socialiste

PD e bazoi kërkesën për papajtueshmëri me detyrën te përfitimi me fondet publike

Gjykata Kushtetuese i përgjigjet pozitivisht kërkesës së ardhur nga mazhoranca qeverisëse për heqjen e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja. Në këtë mënyrë, pas njohjes me kërkesën e depozituar nga PD-ja, pas votimit që iu bë paraprakisht kësaj kërkese në Kuvend, Gjykata Kushtetuese vendosi dje për heqjen e mandatit për deputetin e PS-së Ilir Beqja. Kërkesën e tyre për papajtueshmërinë me detyrën ligjvënësit demokratë e bazuan në nenin 70,paragrafi 3 dhe 4 të Kushtetutës. Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese përmes vendimit të saj nënkupton heqjen e mandatit për Beqjen, por jo Partisë Socialiste. Për rrjedhojë, ky mandat do ti kalojë tashmë emrit pasrendës në listën e deputetëve socialistë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, e përkatësisht kandidates socialiste për qarkun e Shkodrës Paulina Hoxha.

Shqyrtimi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për rastin “Beqja” nisi në dhjetor 2010. Gjatë shqyrtimit të çështjes maxhoranca pretendoi se zoti Beqja kishte marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke përfituar fonde publike nga Bashkia e Durrësit gjatë kohës që kishte qenë deputet. Sipas avokatit mbrojtës të Beqjes, klienti i tij kishte fituar mandatin më 25 shkurt 2010, kur selia rozë kishte thyer bojkotin për tu betuar në Kuvend. Sipas tij, kjo e çlironte Beqjen nga akuza e shkeljes së detyrës. Ndërkohë PS, nisur nga pretendimi i kundërshtarëve të tyre, me qëllim kundërpërgjigjen në të njëjtën formë, kanë depozituar në Kushtetuese pikërisht katër nene të ligjit themeltar të shtetit, që lidhen me figurën e deputetit, duke i kërkuara këtij institucioni të japë nterpretimin e saj.

Kërkesa e PS-së

Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese në tetor të vitit që shkoi interpretimin e neneve 69, 70, 71 dhe 72, që lidhen me figurën e ligjvënësit, duke synuar që të penalizojë deputetë nga radhët e shumicës, të cilët nuk kanë respektuar ligjin në kohën kur kanë hedhur kandidaturat për deputetë në zgjedhjet e kaluara, siç është rasti i deputetëve Gerti Bogdani, Lefter Maliqi, Florion Mima etj.

Votimi për Beqjen

Në tetor të vitit 2010 Kuvendoi votoi me 70 vota “pro” dhe 67 “kundër” për heqjen e mandatit për deputetin Ilir Beqja. Në këtë vendim socialistët morën pjesë për herë të parë në votim, duke thyer kështu marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin. Sipas argumenteve të paraqitura nga mazhoranca, rezultoi se deputeti Ilir Beqja, pasi kishte marrë mandatin e deputetit nga KQZ-ja, kishte përfituar nga fondet publike.

Argumentet e PD-së kundër Beqjes

Në kërkesën e tyre dërguar Gjykatës Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me detyrën e deputetit të Ilir Beqja deputetët e Partisë Demokratike patën sjellë argumente mbi përfitimet e këtij të fundit me fondet publike. Përfitime këto në kohën kur Bqja kishte marrë mandatin e deputetit. “Zoti Ilir Beqja, në cilësinë e ortakut të shoqërisë INTCH +, ka lidhur me Bashkinë Durrës kontratën për informatizimin e kësaj bashkie. Faza e dytë me fondin limit 20 751 000, shpallur në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik më 30 nëntor të vitit 2009. Data e zhvillimit të tenderit ishte 22.10.2009 dhe “INTECH+” është shpallur fituese me vlerën 20 200 000 lekë, pa TVSH”, - thuhej në kërkesën e deputetëve të PD-së drejtuar Kushtetues për heqjen e mandatit të deputetit Beqja.

Kreu socialdemokrat analizon situatën pas zgejdhjeve të 8 majit

Gjinushi: Zgjidhje vetëm zgjedhjet e parakohshme

“Shteti i së drejtës nuk ekziston më në Shqipëri, në asnjë qelizë kryesore të saj. Një opozitë që nuk mbron dot një rezultat kaq legjitim, smeriton të quhet e tillë. E njëjta gjë vlen edhe për popullin. Të mbrohet vota e popullit, jo mandati i kryetarit. Asnjë veprim i mëtejshëm të mos njihet pa ekspertizën e ODIHR-it dhe Venecies...” Ky ishte qëndrimi i ardhur dje nga kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi. Duke bërë një analizë të situatës paszgjedhore, kreu socialdemokrat i konsideroi zgjedhjet e parakohshme si e vetmja rrugë që do të mund të garantonte drejtësi. Sipas tij, përballë një situate ku rregullat e lojës ndryshohen në tavolinë, kur Kolegji Zgjedhor nuk jep drejtësi, por legjitimon padrejtësitë, kjo përkthehet si deligjimitet i opozitës, së cilës tashmë i ka mbetur vetëm emri si e tillë. “Në një shtet që nuk ekziston e drejta, vota e lirë, i vetmi që mund të vendosë rregullin dhe rendin është populli në zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme dhe me standard. Çdo garë tjetër është garë jashtë piste”, - vuri në dukje Gjinushi lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë në deklaratën e tij kryetari i socialdemokratëve është ndalur edhe në vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Duke iu referuar vendimeve të marra nga ky institucion, më i larti për shqyrtimin dhe dhënien e vendimeve mbi të gjitha ankesat për proceset zgjedhore, Gjinushi nuk ngurroi ta cilësojë ato si vazhdën e dështimeve të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. “Gjyqësori dështoi në mbrojtjen e votës së lirë, ashtu siç ka dështoi për Gërdecin, 21 janarin, për çështjen e rrugës Durrës–Kukësin. Shteti i së drejtës nuk ekziston më në Shqipëri, në asnjë qelizë kryesore të saj. Shqipëria sot ndodhet në situatën më absurde dhe antiligjore. Kolegjet Zgjedhore nuk patën kurajë të vendosin drejtësi. Kolegji vendosi të nxjerrë fitues nga votat e pavlefshme, kjo është garë jashtë piste”, - vijoi Gjinushi gjatë deklaratës së tij, ku analizoi situatën pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Qëndrimi

Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi i kërkoi faktorit ndërkombëtar që të mbështesë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme në vendin tonë, pasi për Tiranën tashmë, sipas tij, fitues është vetëm kreu socialist Edi Rama. “Faktori ndërkombëtar të mos mbrojë partitë, të mos mbajë anën e tyre, por të mbajë anën e popullit. E vetmja zgjidhje është rivotimi për zgjedhje të përgjithshme, ndërsa Tirana, rezultati i 8 majit është i pacenuar, ka vetëm një fitues dhe ky është Edi Rama”, - nënvizoi Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›