Kuvendi jep te plote kerkesen e Prokurorise per Priftin fsheh Metes

Teksa kane publikuar kerkesen e plote per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti Prokuroria e Pergjithshme dhe Kuvendi i Shqiperise kane bere nje pakt qe te mos bejne publike kerkesen per Ilir Meten. Ne menyre ende te paqarte prokuroria dhe Kuvendi kane rene dakord qe materialet te shperndahen nga zyra e Jozefina Topallit.
Per sa i perket publikimit te kerkeses se bere nga institucioni i Prokurorise ndaj Kuvendit te Shqiperise per autorizimin per procedim ndaj dy deputeteve z. Ilir Meta dhe z. Dritan Prifti sqarojme se pavaresisht se nuk jane akte qe mbrohen nga sekreti hetimor eshte vleresuar nga ana jone se informimi i publikut me kete fakt mund te menaxhohej nga ana e Kuvendit te Shqiperise - thuhet ne deklaraten e zyres se shtypit te kryeprokurores Ina Rama.
Homologet e zyres se shtypit te Kuvendit kane shperndarje dje ne menyre konfidenciale kerkesen per Priftin dhe me urdher nga lart nuk kane pranuar qe te japin kerkesen per Meten. Shekulli ka mundur qe te siguroje disa pjese nga kerkesa e prokurorise per heqjen e imunitetit te kryetarit te LSI-se Ilir Meta dhe nisjes se ndjekjes penale ndaj tij.
Ne kete kerkese vleresohet se video eshte origjinale dhe se Meta ka bere korrupsion duke i kerkuar vartesit te tij favorizime ne anulimin e nje tenderi dhe shpalljen fitues te nje firme qe donte ai ne punesimin e nje personi pa shkollimin perkates ne emerimin e nje inspektori si dhe ne dhenien me koncesion te nje hidrocentrali ku premtoheshin 700 mije euro dhe 7 e investimit.
Nga provat e grumbulluara deri ne kete faze te hetimit paraprak ka te dhena te mjaftueshme qe te cojne ne dyshimin e arsyeshem se deputeti Ilir Meta ka kryer vepren penale te korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore e parashikuar nga neni 215 i Kodit Penal. Nga sa u parashtrua me lart krijohet baza e mjaftueshme ligjore per te ushtruar ndjekjen penale ndaj deputetit Ilir Meta. Per keto arsye ne mbeshtetje te nenit 73 pika 2 te Kushtetutes dhe neneve 74 75/b paragrafi dyte dhe 288 te Kodit te Procedures Penale kerkojme nga ana juaj dhenien e autorizimit per te proceduar penalisht ndaj z. Ilir Meta deputet i Kuvendit te Shqiperise - thuhet ne kerkesen e prokurorise pjese te se ciles po botohen me poshte nga Shekulli.