E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji parashikon sekuestrimin e pasurive te krimit ne vend

Ligji per "Parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar", ka per objekt sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve te paligjshme, te krijuara nga krimi i organizuar. Ne kete ligj, parashikohen hapat konkrete per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar nepermjet, zbulimit, identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimin e pasurive te paligjshme, te personave te dyshuar si pjesemarres ne krimin e organizuar. "Miratimi i ketij projektligji, perben jo vetem nje materializim te perpjekjeve dhe angazhimeve te qeverise ne luften kunder krimit te organizuar, por perben edhe nje permbushje te detyrimeve te Shqiperise, ne proceset integruese", thuhet ne projektligj. Me kete ligj, lejohet konfiskimin ne rastet e dyshimta te te provuarit te faktit penal, sepse konfiskimi i pasurive nuk vendoset nese gjykata/prokuroria vendosin perfundimin e procedimit penal nen hipotezen se provohet qe i dyshuari te mos e kete kryer vepren penale. Gjithashtu ligji ka reformuar edhe konstituimin dhe perberjen e Komitetit Keshillues per masat parandaluese, i cili tashme propozohet te jete ne nivel ekspertesh, me perberje nga te gjitha agjencise qe marrin pjese ne procesin e zbatimit te ligjit. Me kete nisme, permiresohen edhe destinacioni i te ardhurave te fituara nga zbatimi i ligjit, me te cilit krijohet nje fond i posacem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›