Kuvendi letër Ramës (Ina): Çfarë po bën me çeshtjen "Rama" (Edvin)?
Kryeprokurorja Ina Rama tashmë e ka bërë të udhës sjelljen e saj me heshtje, duke lënë menjanë gjithçka nga inati që mund të ketë ndaj atyre që i bjen thirrje cdo dite të zbardhe çeshtjet që ka ne tavolinë dhe të mos merret me shkresa gazetash. Prej javësh kjo prokurorë duhet të kishte mbaruar një hetim ndaj kreut të opozitës Edi Ramës në lidhje me akuzën që ështëngritur ndaj tij. Por Ina Rama vijon të heshtë a thua se nuk është me prokurorë, një sjllje tipike inatçarësh. Edhe nëse është kërkuar të bëjë hetime, kjo është shumë mirë, sepse atë detyrë ka. Në lidhje me këtë çeshtje, pra atë të çeshtje Rama sot Kuvendi i ka dërguar një letër Ina Rames. Më poshtë letra e plotë:
Zonja Prokurore e Përgjithshme,
Në bazë të ligjit nr.8891 datë 2.5.2202, “Për Komisionet Hetimore Parlamentare”, si dhe të ligjit 8737 datë 12.2.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë” , i ndryshuar, Ju kemi dorëzuar para më shumë se tre javësh, Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas të cilit kemi kërkuar prej Jush fillimin e procedimin penal ndaj zyrtareve të lartë të Bashkisë Tiranë, për kryerjen e disa veprave penale. Në këtë Raport të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit në Bashkinë Tiranë janë vënë në dukje rastet flagrante të konfliktit të interesit të vërejtura prej të paktën dy anëtarëve të KRRT – caktuar nga Kryetari i Bashkisë – që edhe votojnë haptaz në konflikt interesi me dijeninë e Kryetarit të Bashkisë, edhe kanë monopolizuar lejet e ndërtimit në Bashkinë Tiranë, duke përbërë haptaz elementet bazë të veprave penale. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se tre javë nga depozitimi, edhe pse nga ana Juaj duhej të kishte një reagim dhe informim të Kuvendit dhe/ose Komisionit Hetimor Parlamentar, si për veprat penale të kallzuara prej nesh ashtu edhe për ato te cilat Juve kryesisht duhet të kishit filluar procedimin për rastin se si Dash Pezës i është dhënë leje ndërtimi për pallat mbi rrugë publike, deri më sot nuk ka patur asnjë veprim procedurial prej Jush në detyrim të legjislacionit penal. Siç është bërë e ditur publikisht, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi mbi një truall publik që është një rrugë e lagjes, dhe sot kjo rrugë nuk ekziston më për të vetmen arsye se ndërtuesi Dash Peza është miku i ngushtë i kryetarit të bashkisë. Dhënia e lejes së ndërtimit në mungesë së pronësisë mbi tokën është gjithashtu në kundërshtim me ligjin e Urbanistikës dhe krijojnë bindjen e plotë se është konsumuar vepra penale e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Duke marrë në konsideratë interesin e madh publik që kanë çështjet e mësipërme, Ju kërkojmë, bazuar në nenin 22 të ligjit nr.8891 datë 2.5.2202, “Për Komisionet Hetimore Parlamentare”, si dhe nenin 52 të ligjit 8737 datë 12.2.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, i ndryshuar, të na informoni në një kohë sa më të shpejtë mbi veprimet hetimore të kryera nga ana Juaj, në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe funksionale të institucionit që drejtoni.
Me konsideratë,
Albert Kushti
...