Kuvendi mbaron pushimet, nis nesër punimet
Aktiviteti parlamentar, i ndërprerë për rreth 3 javë, pritet të rifillojë normalisht me seancat plenare. Ky sesion është i fundit për këtë Legjislaturë, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 28 qershor.
TIRANË- Kuvendi rinis të hënën punimet me hapjen e sesionit të ri parlamentar. Ky sesion është i fundit për këtë Legjislaturë, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 28 qershor.
Aktiviteti parlamentar, i ndërprerë për rreth tre javë, pritet të rifillojë normalisht me seancat plenare, që zhvillohen dy herë në javë dhe punën në komisionet e përhershme. Seanca e së hënës, e para për vitin 2009, pritet të miratojë kalendarin trejavor të punës së Kuvendit për periudhën (19 janar-5 shkurt).
Sipas këtij kalendari veprimtaria e parlamentit do të vijojë me shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme, të mbartura nga sesioni i mëparshëm, si p/ligji "për administratën gjyqësore", p/ligji "për gjykatat administrative", si dhe nisma të tjera të propozuara nga qeveria që lidhen me projekte në infrastrukturë, ujësjellësa, etj. Gjithashtu me fillimin e sesionit të ri pritet raportimi vjetor në Kuvend i drejtuesëve të institucioneve kushtetuese dhe organeve të tjera në varësi të parlamentit mbi veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2008.
Sesioni i Vjeshtës u mbyll më 29 dhjetor ku i miratuan me konsensus te pozites dhe opozitës, Kodi Zgjedhor dhe ligji "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë".
(d.b/BalkanWeb)