Krim brenda familjes, burri vret gruan me thikë
Një 40 vjecar masakron për vdekje me thikë gruan. Krimi brenda familjes ndodhi në orët e para të mëngjesit. Policia bëri të ditur se në momentin e kryerjes së veprës penale, bashkëshorti ka qënë në gjendje të dehur
TIRANE-Një krim brenda familjes është shënuar së fundmi në Tiranë. Bashkëshorti masakron gruan me thikë në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi pas mesnatës në orën 02:00 pranë Spitalit Ushtarak. Policia e Tiranës bëri të ditur se shtetasi Shpëtim Zhllima 40 vjec vrau me thikë bashkëshorten e tij, Nafije Zhllimën. Autori është vënë në pranga për veprën penale të vrasjes me me dashje armë të ftohtë. Efektivët e kryeqytetit sqarojnë se Zhllima në momentin e kryerjes së krimit ka qënë në gjendje të dehur. Cifti ka shkëmbyer fjalë me njeri-tjetrin dhe në grindje e sipër, bashkëshorti ka therur për vdekje gruan. 40 vjecari ndodhet në polici ku po merret në pyetje nga policia që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
(d.b/BalkanWeb)