E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Buxheti”, Shalsi: Berisha-Meta, luftë për pushtet

Nënkryetari i Bshkisë së Tiranës ripërsëriti akuzat ndaj PD-së dhe LSI-së për bllokimin e pr/buxhetit. Në fjalën e tij Shalsi u shpreh se Berisha dhe Meta kanë vënë interesat e tyre personale mbi nevojat e qytetarëve. 

TIRANE- Berisha dhe Meta kanë vënë interesat e tyre personale mbi nevojat e qytetarëve. Nënkryetari i i bashkisë së Tiranës Eduart Shalsi, ka reaguar pas deklarimeve të Partisë Demokratike dhe partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në lidhje me buxhetin e Tiranës.

“Deklarimet e Berishës dhe Metës së ditës së sotme tregojnë edhe njëher se Berisha dhe Meta, kanë vënë interesat personale mbi nevojat e qytetarëve, luftën për pushtet mbi shërbimet për qytetin”, u shpreh nënkryetari Shalsi.

Më tej Shalsi theksoi duke thënë se Berisha dhe Meta janë të verbuar nga lufta për pushtet.
“Ilir Meten dhe Sali Berishën i ka bashkuar verbëria për të parë qytetin, shurdhëria për të dëgjuar njerëzit, mungesa e ndjeshmërisë për hallet dhe problemet e qytetarëve. Me sa duket Ilir Metën dhe Saili Berishën i bashkon i njëjti hall, lufta për pushtet”, përfundoi Shalsi. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›