Kuvendi mblidhet më 4 korrik

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e dytë të saj brenda ditës së sotme (të mbajtur në orën 15), ka anuluar vendimin paraprak me të cilin qe përcaktuar që mbledhja e radhës e Kuvendit të mbahet me 11 korrik dhe ka vendosur që kjo mbledhje të mbahet më 4 korrik, pra një javë më shpejt.
Mbledhja e dytë e kryesisë së Kuvendit është mbajtur sipas kërkesës së disa nga shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës).Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, më 4 korrik, ndër të tjera, do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013, s Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-041 për kufijtë administrativ të komunave.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për amnistinë, dhe rekomandimi i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për procedimin e Projektligjit për transplantimin e organeve, ka njoftuar Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline./