E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Lajmi për shuarjen në Dardanë, dezinformatë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për lajmin e publikuar se është shuar Qendra e kësaj lëvizjeje në Dardanë. Përmes një komunikate thuhet se lajmi është dërguar në emër të Arton Maliqi pa dijeninë e tij.

“I cituari si dërgues i këtij e-mail, z.Arton Maliqi tashmë ka reaguar publikisht për të sqaruar se në fakt as e-maili e as pretendimet që shkruhen në të nuk janë dërguar nga ai. "Unë Arton Maliqi deklaroj se nuk ka te vërtete asgjë nga deklarata e “Radio Premiera”, është shpifje dhe keqpërdorim i emrit tim. Kërkoj nga Radio Premiera që të dalin me shkrim dhe të njoftojnë qytetarët për këtë shpifje që kanë bërë , sigurisht se unë do të kërkoj llogari për këtë skandal që kanë bërë. Mos keqëperdorni emrat e qytetarëve ju lutem !", citon VV, Maliqin.

Sipas komunikatës disa kanë provuar të blejnë aktivistët e VV-së. “Fillimisht disa prej personazheve të afërta me pushtetin e në shërbim të tyre, provuan të jenë anëtarë brenda VETËVENDOSJE!-s. Më pas përmes taktikave shantazhuese dhe frikësuese, qoftë me vende pune, qoftë përmes premtimeve të kësaj natyre, tentuan t`i blejnë aktivistët më të devotshëm të Qendrës”, thuhet më tej në reagim.

Ata thonë se qytetarët e Dardanës dhe më gjerë ka kohë që e kanë dëshmuar mbështetjen reale që po i japin përmes pjesëmarrjes në tubimet e takime, si dhe nëpërmjet anëtarësimeve.

“Përkushtimi i plotë i aktivistëve dhe strukturave të organizuara në Qendrën e VETËVENDOSJE!-s në Dardanë në dobi të programit dhe qëllimeve tona për emancipim e zhvillim, bashkëpunimi i ngushtë me veprimtarë e qytetarë të komunës sonë, ka bërë që të jemi sot shpresa për ndryshime rrënjësore edhe në çështjet lokale. Organizimi ynë në secilën lagje të qytetit dhe në secilin fshat duket qartë se po shqetëson kundërshtuesit tanë, që janë në fakt dhe kundërshtarë të qytetarëve, meqë çdo ditë punojnë kundër të mirës së përbashkët”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndërkaq, ata kanë paralajmëruar edhe për publikimin e siç kanë thënë ata, disa abuzimeve të kësaj komune/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›