Kuvendi mblidhet sot per shqyrtimin e dekreteve te Presidentit
Zyra e Shtypit të Kuvendit deklaron se sot do të mbahet një seancë plenare ku do të shqyrtohen dekretet e Presidentit.
“Njoftohen deputetët, se Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ditën e Hënë, 25 Prill 2011. Seanca plenare mblidhet për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit të Republikës. Me kërkesë të Kryetarit të Grupit parlamentar të PD, z.Astrit Patozi, seanca mblidhet në orën 14.00, për shkak të angazhimeve të deputetëve për zgjedhjet vendore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.