Falja e borxheve sfida vjen pas saj

Ligji i faljes dhe i legalizimit pritet të fuqizohet brenda një kohë të shkurtër. Ashtu, siç deklaroi edhe ministri i Financave, faljet dhe legalizimet do të nisin brenda dy javëve të para të muajit maj.
Ky proces do të fshijë nga regjistrat tatimorë dhe doganorë të gjithë debitorët e krijuar në vite. Sipas burimeve konfidenciale nga ministria e Financave, llogariten në dhjetëra miliardë detyrime, borxhe dhe kamatëvonesa të papaguara, vetëm në administratën tatimore.
Por, në këto kushte natyrshëm ngrihet pyetja se a mbart kjo praktikë riskun e përsëritjes? A do të shtohen sërish regjistrat në organet tatimorë apo doganorë? Ky do të ishte në fakt një efekt negative I ligjit të faljes dhe të legalizimit. Pas aplikimit të ligjit të faljes dhe të legalizimit, institucionet shtetërore do të gjenden përballë sfidës si të luftës kundër evazionit fiskal ashtu edhe vjeljes së detyrimeve të taksapaguesve.
Ndërkohë, ministria e Financave ka propozuar ndryshimin procedurave tatimore. Këto ndryshime do të sjellin masa më të forta, për të gjitha taksa paguesit që nuk regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit apo nuk deklarojnë punonjësit e tyre. Masat do të ashpërsohen deri në mbyllje të aktivitetit apo konfiskim të mallit. Këto ndryshime u bënë edhe më të domosdoshme pas vendimit, që mori qeveria për aplikimin e amnistisë fiskale.