Kuvendi mbyll seancën maratonë pa kompromis rimblidhet të hënën
TIRANE- Është mbyllur pa asnjë kompromis për ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit seanca e mbrëmshme parlamentare. Seanca e cila nisi në orën 11 të paradites së djeshme përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Seanca e djeshme parlamentare, ndryshe nga sa pritej, ka ofruar vetëm një produkt: acarimin e mëtejshëm të klimës politike dhe asnjë zgjidhje, për ngërçin politik të 16 muajve të fundit. Debatet maratonë mes demokratëve dhe socialistëve deri në orët e para të mëngjesit e thelluan më shumë hendekun mes palëve.
Kryeministri, Sali Berisha nga tribuna e Kuvendit bëri të ditur se maxhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Por, shtoi se nuk mund të pranonte propozimin e socialistëve që ky hetim të kryhej në shkelje të ligjeve, vendimeve të Gjykatave dhe Kushtetutës së vendit.
As negociatat e orës 02:00 të mëngjesit mes PD e PS nuk zgjidhën krizën politike në vend. Viktor Gumi, Ilir Rusmajli, Fatmir Xhafaj e Damian Gjiknur negociuan mbrëmë për arritjen e një konsensusi për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. PD insistoi që kërkesa e socialistëve shkel Kushtetutën, ndërsa opozita u duk e vendosur të luftonte për transparencën.
Me kërkesë të kryetarit të Grupit PS Gramoz Ruci, votimi për komisionin hetimor për zgjedhjet e vitit 2009 u shty për të hënën, ndërkohë që palët do të vazhdojnë negociatat gjatë diteve në vazhdim, në kërkim të konsensusit.
Seancën e djeshme u debatua edhe lidhur me opinionin e Bashkimit Europian, që refuzoi kërkesën e Shqipërisë për të qenë një vend kandidat. Diskutimet u karakterizuan nga nervozizmi dhe akuzat e ashpra e të ndërsjellta mes palëve duke filluar nga lidhjet me botën e krimit e trafiqet e drogës deri te përfshirja në eliminimet mafioze.
Kuvendi diskutoi dje dhe aktin normativ të qeverisë për pensionet e ish-ushtarakëve.Opozita e cilësoi aktin "të padrejtë" dhe që sipas saj nëpërkëmb këtë kategori. Por nga ana tjetër ministri i Financave Ridvan Bode, deklaroi se ky akt nuk prek pensionet e të gjithë ushtarakëve, apo policëve por vetëm një kategorie ish ushtarakësh të cilët kanë dalë në pension të parakohshëm.
(s.g/BalkanWeb)