Kushtetuesja nis shqyrtimin e mandatit të Ilir Beqjes

Shkelja e Kushtetutës nga deputeti socialist Ilir Beqja, në përfitimin e fondeve publike gjatë ushtrimit të funksioneve si ligjvënës i Kuvendit të Shqipërisë, bëri që mandati i Beqjes të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Anëtarët e gjykatës shqyrtuan sot kërkesën e PD-së, ndërkohë dje shqyrtuan kërkesën e PS. Mazhoranca akuzon deputetin Beqja se ka shkelur kushtetutën pasi ka përfituar nga fondet publike ndonëse është deputet i parlamentit shqiptar. Vetë ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe i ka hedhur poshtë akuzat. Në seancën e sotme në Gjykatë Kushtetuese mori pjesë dhe deputeti Beqja. Avokati i deputetit të PS, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të mos marrë parasysh votimin në Kuvend për heqjen e mandatit të klientit të tij, pasi sipas tij, ka shkelje të rënda proceduriale dhe ligjore. Sipas tij edhe votimi në Kuvend ( 21 tetor 2010, 70 vota pro dhe 67 kundër) ka qenë i parregullt pasi nuk është arritur vota 70+1 për shkak të pavlefshmërisë së votës për një deputet për probleme teknike në sallën e Kuvendit. Vete Beqja tha parë Gjykatës “se inicimi i kësaj cështje nga maxhoranca është politike dhe vjen menjëhere pasi ILDKP kishte nisur hetimin e pasurisë së tij”. Beqja akuzohet se më 30 nentor 2009 një kompani private ku ai është aksioner ka fituar një tender.
...