E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, me dhjetë grupe miqësie

Deputetët e Parlamentit të Kosovës dëshirojnë që këtë vit të formojë dhjetë Grupe Miqësie me 135 parlamente të vendeve të ndryshme të botës. Sipas propozimit të cilin e posedon “Tribuna”, Kuvendi i Kosovës do të synojë të lidhë miqësi edhe me vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku bëjnë pjesë Spanja Greqia, Bosnja dhe shumë vende të tjera.
Nënkryetari i parë i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka qenë hartuesi i propozimit për formimin e Grupeve të Miqësisë.

Propozimi i Halitit e ka marrë bekimin e Kryesisë së Kuvendit më 28 janar, ndërsa në fillim të muajit të ardhshëm pritet formalizimi i këtyre grupeve.

“Kërkohet nga Grupet Parlamentare të Kuvendit që mbi bazën e propozimit për formimin e dhjetë grupeve të miqësisë, t’i propozojnë anëtarët për secilin Grup të Miqësisë të Kuvendit të Kosovës me parlamentet e shteteve tjera”, thuhet në dokumentin që është miratuar në mbledhjen e Kryesisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›